Mon - Sat 08.30 - 20.00. Sunday CLOSED

7 rrugët më të rrezikshme në botë!

2020-03-09 Interesting

1. Rruga e Oqeanit Atlantik, Norvegji – kjo rrugë të lidh me disa fshatra të vogla të Norvegjisë. Duket e frikshme, mirëpo përgjatë Rrugës së Atlantikut, ka pika të përcaktuara ku mund të parkoni makinën tuaj, ose të ecni me këmbë për të vlerësuar peizazhet.

Rruga e Oqeanit Atlantik, Norvegji.
2.Tianmen Mountain, China- Tianmen Mountain (Tiānmén Shān), që do të thotë Mali i Portës së Qiellit. Rruga për në qiell përshkon dy ura, atë të Yinxian dhe Rujing, ku përgjatë udhëtimit, ju do të mbeteni pa frymë nga malet dhe pamjet magjepëse!

Tianmen Mountain, China
3. Autostrada Dalton ka reputacionin e të qenurit një nga rrugët më të rrezikshme në botë. Është një nga rrugët më veriore, që kalon në Arktik dhe arrin në pikën më të lartë rrugore në Alaska. Kjo rrugë nuk ishte projektuar për automjete personale, por më tepër si një rrugë industriale për kamionë.

The Dalton Highway
4. Le Passage du Gois, Francë – kjo rrugë të dërgon në ishullin Noirmoutier, dhe është shembull i fuqisë së egër të natyrës. Mirëpo, ka panele të posaçme dixhitale që i paralajmrojnë njerëzit nëse rruga është e kalueshme ose jo. Gati 10,000 njerëz jetojnë në ishullin Noirmoutier, dhe këta vendas kanë mësuar të respektojnë panelet paralajmëruese, veçanërisht kur bëhet fjalë për transportimin e furnizimeve të çmuara përtej kontinentit.

Passage du Gois
5. Eshima Ohashi Bridge – Ura Eshima Ohashi është ura më e madhe me kornizë të ngurtë në Japoni, që lidh Matsue, Shimane dhe Sakaiminato, Tottori mbi liqenin Nakaumi, si dhe radhitet si e 3ta në botë.

Eshima Ohashi Bridge
6. Guoliang Tunnel, China – “ Rruga që nuk toleron gabimet’’. Kjo mund të jetë një nga rrugët më mbresëlënëse në botë. Gdhendur në Bjeshkët Taihang, rruga e tunelit ka siguruar një qasje në fshatin e largët të Guoliang. Guoliang është i rrethuar me male të pjerrëta, prandaj ishte e pashmangshme të ndërtohej rruga.

Guoliang Tunnel, China
7. Hana, Hawaii- Shtrirja e rrugës 112 kilometra lidh Hana dhe Kahului në ishullin popullor turistik Maui. Kjo shtrirje e ngushtë rrugore lidh 59 ura, nga të cilat 46 paraqesin një korsi të vetme. Kalimi është mbyllur shpesh për shkak të rrëshqitjeve të tokës në rajon. Megjithatë, Hawaii të ofron pamje të mrekullueshme!

Cookies Consent

This website use cookies to ensure you get the best experience on our website.

Learn more