Mon - Sat 08.30 - 20.00. Sunday CLOSED

Turnet dhe eventet në Stamboll

2020-03-09 Istanbul

Stambolli ka qenë gjithmonë një mozaik i pasur i njerëzve, feve dhe kulturave, dhe duke qenë kaq tërheqës, ia vlen të vizitohet në çdo kohë të vitit. MCM Travel iu mundëson turne të ndryshme varësisht nga preferencat tuaja në vendet ku do të kaloni përvojat më të mira të Stambollit, poashtu iu përcjell edhe në eventet që nuk duhet t’i humbisni gjatë qëndrimit tuaj në Stamboll.

Half Day Bosphorus Tour ; Në këtë Tour me anije iu ofrohet mundësia të shihni monumentet e mrekulleshme dhe vila historike osmane. Ky turne gjithashtu përfshinë pamjen e mrekullueshme nga Camlica Hill nga ku mund të shijohet pamja magjepëse e gjithë qytetit.

Half Day City Tour ; Në këtë tour iu ofrohet mundësia të vizitoni Hipodromin që është qendra e ngjarjeve sportive dhe veprimtarive politike e qytetit të vjetër. Pastaj do të vizitoni Xhaminë Blu e cila është xhamia më e madhe perandorake e periudhës klasike dhe pallatin Topkapi i cili ishte pallati perandorik i sulltanëve osman për mbi 400 vjet.

Turkish Night Show on Bosphorus Tour ; Lundroni Bosforin, rrugën ujore midis Europës dhe Azisë. Pamja panaromike e Stambollit nga Bosfori natën dhe darka me kuzhinën tradicionale turke do të jetë e paharruar.

Princess Island Tour ; Vizitë me varkë përreth detit Marmara deri te ishulli Princess e cila ka shumë pyje me pisha me një pamje të pakrahasueshme të Stambollit. Në këtë vend janë të ndaluara edhe makinat.

Cookies Consent

This website use cookies to ensure you get the best experience on our website.

Learn more