Mon - Sat 08.30 - 20.00. Sunday CLOSED

Disa nga gjërat e mrekullueshme që mund të bëni në Krabi, Tajlandë

2020-03-31

Krabi është një provincë e Tajlandës, me oqean të pastër kristal, rërë të bardhë dhe i rrethuar nga shumë ishuj tropikalë. Një vend ekzotik, me peisazhe mahnitëse! Zonat dhe plazhet e ndryshme janë unike në vetvete dhe kanë diçka për të gjithë. Ju mund t'i kaloni ditët tuaja duke shijuar në maksimum çdo cep të këtij parajsa. Por Tajlanda nuk është vetëm për plazh. Ju mund të vizitoni tempujt e tij mahnitës, ushqimin e tyre të shijshëm dhe të gjitha burimet natyrore.

Një nga tempujt më të mëdhenjë në Krabi, është Wat Kaew Korawaram, që ndodhet brenda qendrës së qytetit të Krabi-t. Tempulli i bardhë përmban një shkallë të bukur që të dërgon brenda, me gdhendje të zbukuruara dhe dragonjë ari. Për shkak të dekorimit, gjatë orëve të diellit, tempulli bëhet i artë, duke e bërë atë të duket edhe më madhështor.

Sfidoni vetën të ngjiteni në 1237 hapat që ju çojnë lart në shkëmbin gëlqeror, ku mund të vizitoni “Buddha’’ e artë që ulet në majë. Ngjitja sfiduese e Tempullit të Shpellës Tigër, do të shpërblehet me një pamje të jashtëzakonshme!.

Tregu i natës në qytetin Krabi është një nga më të mirët në vend! Cdo të premte, të shtunë dhe të dielë në ora 5 pasdite, tregu hap dyert e tij, duke shfaqur stalla që shesin ushqime dhe mallra tradicionale në rrugën Thai. Merrni diçka për të ngrënë dhe shijoni muzikën live!

Plazhi Ba Kantiang është i rrethuar nga shkëmbinjtë mahnitës, me një plazh që është i përsosur për një not të bukur, me rërë të bardhë të pastër që shtrihet mbi 1 km. Ju poashtu mund të gjeni disa Bungalows dhe restaurante përgjatë plazhit.

Në Koh Lanta mund të gjeni resorte luksoze, të cilat padyshim që do e bëjnë akoma më të veçantë udhëtimin tuaj!

Destinacioni më i popullarizuar i Krabit mbetet Ao Nang. Përgjatë rrugës të famshme në këmbë në Ao Nang, ju hasni në bare, kafene, klube të natës, shitës te rrugëve dhe shumë argëtime që iu presin! Sistemi i transportit publik është i menaxhuar mirë në Ao Nang, gjë që e bën atë një vend ideal për turistët të fillojnë udhëtimet e tyre në ishull ose drejt kontinentit.

Me ndihmën e litarve, ju mund te ngjiteni ne Railay Viewpoint West, të shijoni pamjet mahnitëse rreth jush dhe të qëndroni në këtë shpellë të vogël. Adrenalinë të cilën nuk do ta harroni!

Pa dyshim, Plazhi Railay është një nga plazhet më të bukura dhe më të fotografuara nga vzitorët në Krabi. Mund të vizitohet vetëm me anije, duke i dhënë asaj një ndjenjë ekskluzive. Jo vetëm që Railay është një nga plazhet më të bukura në Krabi, por është gjithashtu shtëpi e shumë stallave ushqimesh, dyqane suveniresh, sallone tatuazhesh, bare dhe pika të jetës së natës.

Cookies Consent

This website use cookies to ensure you get the best experience on our website.

Learn more